Lidhje

Vdes bashkëshortja e Millosheviçit


Në Moskë vdiq Mirjana Markoviç, e veja e ish presidentit serb Sllobodan Millosheviç, e cila luajti rol kyç në politikat e burrit të saj gjatë shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë në vitet 1990, njofton televizionit shtetëror serb.

Markoviç, e parë nga kritikët si Lady Makbeth që nxiti burrin për të shtypur armiqtë e tij dhe për të sfiduar Perëndimin, vdiq në një spital në Moskë ku jetoi në mërgim që prej vitit 2003 për t’i shpëtuar përndjekjes në Serbi. Një mik i familjes, Dragoljub Kocoviç, tha se Markoviç vdiq nga pasoja të pneumonisë.

Nga qeveria e Serbisë nuk pati ndonjë reagim zyrtar, por ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, anëtar i një ish partie majtise të zonjës Markoviç, tha se i vinte keq që ajo nuk i kaloi ditët e fundit të jetës në Serbi.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, kryetar i Partisë Socialiste që Milosheviçi udhëhoqi në vitet 1990, i shprehu ngushëllime familjes së Mirjana Markoviçit dhe ofroi ndihmën e partisë për organizimin e funeralit. “Ndoshta nuk kishim gjithmonë të njëjtat pikëpamje, por unë e respektoj atë si bashkëshorte të Millosheviçit dhe si shkencëtare”, tha ministri Daciç.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG