Një ish pjestar i forcave speciale të ushtrisë shqiptare Erzen Uka, 29 vjeç, u arrestua të hënën nga forcat e antiterrorit, pasi në adresën e tij në Facebook ka publikuar dhe shpërndarë video e pamje filmike që nxisin dhe propagandojnë veprat penale me qëllime terroriste. Policia njoftoi se gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan një sasi fishekësh luftarakë.
Arrestimi i Ukës, i cili në fillim të viteve 2000 mësohet të ketë qenë dhe pjesë e misioneve në Irak dhe Afganistan, u bë pas një hetimi dy vjeçar. Ai akuzohet për disa vepra penale, “Stërvitje për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, “Nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”
Në një nga videot e postuara prej tij në një llogari në Yuo Tube shfaqen dy fëmijë të mitur që kryejnë ushtrime fizike. Video shoqëroet me fjalët “Përgatitini fëmijët tuaj psikologjikisht dhe fizikisht”. Ndërsa më pas ai vetë shkruan se “Muslimani është ushtar i Allahut dhe si i tillë duhet të përgaititet!. Në një tjetër video duket se është vetë Uka i cili i mëson dikujt tjetër se “si mund t’i heqë nga dora armën armikut”, që është dhe titulli I videos 24 sekondëshe.
Facebook Forum