Lidhje

Teksasi, Oklahoma dhe Kansasi goditen nga stuhitë


Teksasi, Oklahoma dhe Kansasi u goditën nga disa tornado dhe stuhi të fuqishme të shoqëruara me reshje shiu dhe breshëri.

Pati njoftime për shtatë tornado që goditën këto tre shtete të Amerikës, duke dëmtuar linjat e energjisë elektrike dhe pemë të shumta.

Shërbimi Kombëtar i Motit mori raporte të shumta për reshje të dendura breshëri të mëdhësisë së topit të bejzbollit. Në Fort Worth të Teksasit, shpejtësia e erës arriti në 60 kilometra në orë. Stuhitë pritet të lëvizin sot në shtete të tjera jugore të Amerikës, disa ditë pasi tornadot në Teksasin lindor dhe në Xhorxhia lanë të paktën tetë të vdekur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG