Lidhje

Maqedonia e Veriut para zgjedhjeve presidenciale


Maqedonia e Veriut para zgjedhjeve presidenciale
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:48 0:00

Maqedonia e Veriut para zgjedhjeve presidenciale

Sonte në mesnatë (19 prill) mbyllet fushata dhe hyn në fuqi heshtja para zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në të cilat garojnë tre kandidatë. Në regjistrin zgjedhor të këtij vendi janë pak mbi një milion e tetëqind mijë votues. Por, të dielën nuk pritet të ketë fitues; dy garuesit me më tepër vota kalojnë në balotazhin e 5 majit.

Nga Shkupi njofton korrespondenti ynë Isak Ramadani

Tre kandidatëve në garën presidenciale të Maqedonisë së Veriut u ka mbetur edhe dita e sotme për takime me votuesit para se të hyjë në fuqi heshtja para zgjedhjeve të së dielës. Stevo Pendarovski i koalicionit qeveritar të drejtuar nga Lidhja Social Demokrate, Gordana Siljanovska Davkova e VMRO-DPMNE-së opozitare dhe Blerim Reka i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa janë përpjekur që veç përkrahësve të tyre t’i tërheqin edhe votuesit e pavendosur përmes mitingjeve, takimeve nëpër rrugë, tregje dhe derë më derë por dhe përmes rrjeteve sociale.

Ndonëse zoti Reka është i bindur se kalon në balotazh, analistët duke përllogaritur votat e dy partive rivale maqedonase që shkojnë nga 300 mijë deri në 400 mijë dhe nga ana tjetër elektoratin shqiptar këtu që në votime del në një numër prej rreth 250 mijë, i shikojnë si favoritë Pendarovskin dhe Siljanovskën. Megjithatë pa votat e shqiptarëve një garues maqedonas vështirë se merr presidencën.

Analisti Xhelal Neziri thotë se në Maqedoninë e Veriut votohet mbi baza etnike dhe jo mbi baza ideologjike.

“Kjo e vë në disavantazh kandidatin e vetëm shqiptar, Blerim Reka, i cili e ka pasur të pamundur që brenda një afati tre javësh ta bindë pjesën më të madhe të maqedonasve etnik për ta votuar atë. Lidhur me atë se cili kandidat maqedonas është përpjekur për të përfituar votuesit shqiptarë, mendoj se më aktiv në këtë drejtim ka qenë kandidati i partive qeveritare, Stevo Pendarovski, i cili ka mbështetjen edhe të katër partive shqiptare dhe kjo e ka detyruar atë që t’u drejtohet edhe votuesve shqiptarë. Ndërkohë, Siljanovska si target kryesor ka pasur vetëm votuesit maqedonas etnik. Mirëpo këto vota mund t’i mjaftojnë asaj për ta çuar në balotazh por jo të fitojë zgjedhjet”, shprehet zoti Neziri.

Analisti Neziri vlerëson se kandidatët maqedonas do të përpiqen që të përqendrohen tek votuesit shqiptarë gjatë balotazhit.

Të dielën nuk pritet të zgjidhet presidenti sepse një garuesi për të fituar këtë post në raundin e parë i duhen gjysmat e votave të 1 milion e 800 mijë votuesve të regjistruar. Por dy kandidatët me më shumë vota kalojnë në balotazhin e 5 majit.

Nga ana tjetër ka mendime se nëse kandidatja e VMRO-së nuk arrin numrin e votave që partia mori në zgjedhjet e fundit lokale, atëherë nuk përjashtohet bojkoti i balotazhit. Kështu opozita do të mund të nxiste edhe zgjedhjet e parakohëshme mbase në vjeshtë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG