Agjencia kryesore britanike e përgjimit tha të mërkurën se akuza, sipas së cilës asaj i ishte kërkuar nga administrata Obama për të spiunuar ndaj zotit Donald Trump pas zgjedhjeve presidenciale të 2016-s, janë absolutisht qesharake dhe nuk duhen përfillur.
Të mërkurën, Presidenti Trump shkruante në Twitter se ish-analisti i CIA-s, Larry Johnson, ka akuzuar Britaninë për spiunazh ndaj fushatës Trump.
Presidenti Trump shkruante se “është vetëm çështje kohe para se e vërteta të dalë dhe kur kjo të ndodhë do të jetë një mrekulli!"
I pyetur për komentet e zotit Trump, një zëdhënës i Qendrës Qeveritare të Komunikimit, siç quhet agjencia britanike e përgjimeve, tha se “pohimet se Qendrës i është kërkuar të bëjë përgjime kundër presidentit të zgjedhur janë pa kuptim. Ato janë krejtësisht qesharake dhe nuk duhen përfillur".
Facebook Forum