Lidhje

Opozita kritikon udhëheqësit e Kosovës për përfaqësim në samitin e Berlinit


Partitë opozitare në Kosovë kritikuan të martën udhëheqësit e vendit për mungesë të bashkërendimit të qëndrimeve në takimin e Berlinit.

Kritikat ishin pjesë e diskutimeve në një tryezë të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike lidhur me pritshmëritë nga bisedimet Kosovë-Serbi pas Berlinit.

Përparim Kryeziu nga ky grup tha se takimi i Berlinit dëshmoi synimet e Gjermanisë dhe Francës për të marrë përsipër çështjen e bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“Dhe kjo mbështetet nga deklaratat pas samitit se një takim i radhës do të mbahet në muajin korrik pikërisht për këtë temë në Francë dhe kjo është shenjë se Kosova dhe Serbia tani kanë hyrë në një proces të ridefinuar të negocimit në të cilën do të kemi një përfshirje të drejtpërdrejtë të Francës e Gjermanisë dhe patjetër në bashkërendim edhe me Brukselin”,tha zoti Kryeziu.

Opozita kritikon udhëheqësit e Kosovës për përfaqësim në samitin e Berlinit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:37 0:00

Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti kritikoi udhëheqësit e institucioneve për përfaqësimin e vendit në këtë samit e që sipas tij nuk ishte as unik dhe as dinjitoz.

“Kam dëgjuar deklaratat e presidentit Thaçi i cili para nisjes tentonte ta relativizonte komplet këtë samit. Fjala e tij në samit besoj që ishte dëshpëruese dhe më shumë reflektonte nevojën e tij për rehabilitim të figurës së tij përpara dy udhëheqësve kryesorë të Bashkimit Evropian. Në anën tjetër kryeministri ende besoj që nuk e ka të qartë se dialogu udhëhiqet vetëm nga qeveria dhe jo nga presidenti dhe tash kur është krijuar një dëm i madh për shtetin e Kosovës me idenë e presidentit për korrigjim të kufijve ka mar rnjë pozicion tjetër adekuar por tepër vonë”,tha zoti Hoti.

Shefi i grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha përfaqësimi i Kosovës me dy zëra të ndryshëm për çështjet jetike për shtetin do të kenë pasoja shumë të mëdha për shtetndërtimin e Kosovës.

“Ndonëse në diskursin e tij presidenti, së paku para mediave, u mundua që të jetë apo të tingëllojë si i bashkërenduar me kryeministrin, prapë se prapë ne e dimë që ai nuk ka hequr dorë nga ideja e tij shumë e rrezikshme dhe e papranueshme prej faktorëve kryesorë ndërkombëtarë e që është kjo e shkëmbimit të territoreve”,tha zoti Konjufca.

Takimi i Berlinit shënoi edhe rastin e parë të takimit të udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë, që nga nëntori i vitit të kaluar, kur bisedimet ndërmjet tyre u pezulluan për shkak të reagimit të Serbisë ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Që atëherë Serbia ka ngulur këmbë se nuk do të vazhdojë bisedimet pa u hequr tarifat, ndërsa trysnia ndërkombëtare dështoi të bindë qeverinë e Kosovës për pezullimin e tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG