Lidhje

Perandori japonez Akihito heq dorë nga pushteti mbretëror


Perandori japonez Akihito ka abdikuar fronin në favor të djalit të tij më të madh.

Në fjalimin e tij të fundit të martën nga pallati perandorak në Tokio, Akihito falenderoi popullin japonez për mbështetjen e gjatë që i ka dhënë mbretërimit të tij 30-vjeçar si perandor. Ai tha se ishte fat që ai mundi t'i përmbushte detyrat si perandor me besim të plotë tek populli japonez.

Princi i kurorës Naruhito do të bëhet perandori i ri i Japonisë të martën në mesnatë, kur përfundon zyrtarisht mbretërimi i të atit, Akihito.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG