Perandori japonez Naruhito hipi zyrtarisht në fron sot në mëngjes me premtimin se do të "lutet për lumturinë e popullit".
Në një ceremoni solemne në Pallatin Perandorak në Tokio, Naruhito mori në dorëzim simbolet e fronit, duke përfshirë një shpatë dhe një gur të çmuar, së bashku me vulën e shtetit dhe vulën e tij personale perandorake. Një ditë më parë, i ati i tij Akihito i dorëzoi simbolet duke u bërë perandori i parë japonez në 200 vjet që largohej nga froni.
Gjatë një fjalimi të shkurtër, perandori i ri tha se ishte "i mbushur me një ndjenjë solemniteti". Ai premtoi se do të përmbushte përgjegjësinë si "simbol i shtetit dhe i unitetit të popullit japonez", si dhe do të lutej për zhvillimin e mëtejshëm të popullit japonez dhe të paqes botërore.
Roli i perandorit japonez është kryesisht ai i "simbolit të shtetit", dhe nuk ka ndonjë funksion politik.
Facebook Forum