Lidhje

Pompeo dhe Lavrov do të takohen në Finlandë


Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo dhe ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov do të takohen javën e ardhshme në Finlandë, ndërkohë që mes dy vendeve vazhdojnë tensionet rreth krizës në Venezuelë.

Mediat ruse citojnë zëvendësministrin e jashtëm rus Sergei Ryabkov, i cili tha se është planifikuar një takim në periferitë e sesionit ministror të Javës së Arktikut në Rovaniemi të Finlandës.

Edhe Departamenti i Shtetit i konfirmoi bisedimet.

Zoti Pompeo i tha ministrit Lavrov në një telefonatë se "ndërhyrja e Rusisë dhe Kubës është destabilizuese për Venezuelën dhe për marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Rusi." Ai i kërkoi gjithashtu Rusisë të ndalë mbështetjen për Nicolas Maduron.

Uashingtoni e ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të bindë Maduron të mos largohet nga Venezuela. Moska i ka mohuar akuzat.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG