Lidhje

Maqedonia e Veriut para balotazhit për presidentin e ardhshëm


Në përgatitje për balotazhin e zgjedhjeve presidenciale
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:00 0:00

Sot në Maqedoninë e Veriut është heshtje parazgjedhore. Të dielën mbahet balotazhi për zgjedhjen e presidentit të vendit. Për këtë post që është më tepër ceremonial, garojnë Stevo Pendarovski i partive të pushtetit dhe Gordana Siljanovska e opozitës maqedonase. Procesi do të ndiqet nga 520 vëzhgues të huaj.

Votuesit në Maqeodninë e Veriut të dielën, 5 maj, mund të zgjedhin në mes njërit garues, i konsideruar si i moderuar dhe properëndimor dhe tjetrit që mund të bllokojë proceset integruese të vendit. Stevo Pendarovski është kandidat i Lidhjes Social Demokrate i mbështetur edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe një sërë partish të tjera më të vogla e organizata joqeveritare. Ndërsa, Gordana Siljanovska Davkova garon si kandidate presidenciale e VMRO-DPMNE-së së opozitës, e vlerësuar si nacionaliste.

Të dy garuesit dhe përkrahësit e tyre e kanë të qartë se pa votat e shqiptarëve nuk bëhen presidentë dhe ata kanë zhvilluar një fushatë në këto dy javët e fundit duke u përqendruar në tërheqjen e votuesve shqiptarë.

Stevo Pendarovski në një intervistë për Zërin e Amerikës shprehej se ofronte konceptin “Një shtet për të gjithë”, një shtet ku nuk do të ketë padronë dhe qiraxhinj apo të nënrenditur, as qytetarë të rendit të parë e të rendit të fundit. “Përfshirja në shtetin dhe shoqërinë e Maqedonisë është receta e vetme për suksesin e këtij vendi për të gjithë këtu dhe shqiptarët e njohin këtë koncept”, sipas zotit Pendarovski.

Zonja Siljanovska, së cilës Zëri i Amerikës i ofroi hapësirë për intervistë por nuk mori përgjigje nga kampi i saj zgjedhor, ka zhvilluar një fushatë me sulme ndaj kundërkandidatit presidencial Pendarovski dhe Lidhjes Social Demokrate në pushtet, duke i paraqitur ata si përgjegjës për shitjen, sipas saj të emrit, të popullit dhe identitetit maqedonas. Ajo është shprehur se ajo vetë nuk do ta përdorë emrin "Republika e Maqedonisë së Veriut" nëse bëhet presidente, dhe se do të kërkojë mënyra për kthimin e emrit Republika e Maqedonisë.

Blerim Reka i cili garoi në raundin e parë, por nuk arriti të kalojë në balotazh, u ka bërë thirrje votuesve të tij që në mënyrë masive të dalin në zgjedhjet e së dielës që të tregojnë se janë faktor vendimtar në proceset euro-atlantike. Kjo thirrje u lexua si mbështetje për zotin Pendarovski të koalicionit qevetitar, ndonëse zoti Reka shprehej se nuk do të bënte tregti me votat.

Sidoqoftë, bojkoti eventual ose mosarritja e pragut prej 40 për qind të pjesëmarrjes në balotazh, do t’i bënte zgjedhjet të pavlefshme. Kështu që kryetari i Parlamentit, në këtë rast zoti Talat Xhaferi do të merrte përgjegësitë si ushtrues i detyrës së presidentit deri në organizimin e zgjedhjeve të radhës, pas gjashtë deri nëntë muajsh. Zoti Xhaferi ka lënë të kuptohet se kjo do të paraqiste një barrë për të dhe për institucionet dhe nuk do t’i ndihmonte aspak proceset.

Zgjedhjet do të vëzhgohen nga 3300 përfaqësues vendas dhe mbi 500 vëzhgues të organizatave të huaja.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG