Lidhje

Politika amerikane për Korenë e Veriut dhe Venezuelën


Sfidat e politikës së jashtme amerikane janë më në fokus këtë javë, pasi Koreja e Veriut zhvilloi prova me raketa hedhëse dhe ato që dukeshin të ishin raketa të telekomanduara. Ndërkohë më pranë Shteteve të Bashkuara, sundimtari venezuelian Nicholas Maduro i mbijetoi një kryengritjeje nga besnikët e udhëheqësit të opozitës dhe presidentit të vetë-shpallur të përkohshëm Juan Guaido.

Prova me raketa me rreze të shkurtër veprimi e Koresë së Veriut, hodhi predha në det pranë brigjeve të Koresë së Veriut. Të mbikqyrura nga sundimtari i vendit, Kim Jong Un, manovrat u kryen pasi bisedimet bërthamore mes Uashingtonit dhe Phenianit ngecën në një rrugë pa krye. Administrata Trump po kërkon denuklearizimin e verifikuar të Koresë së Veriut përpara se të hiqen sanksionet, ndërsa zoti Kim ka kërkuar lehtësime të menjëhershme të sanksioneve.

"Ne ende besojmë se ka mundësi për të arritur një rezultat të negociuar, ku të sigurojmë denuklearizimin e verifikuar plotësisht. Kryetari Kim e ka përsëritur këtë, ai e ka përsëritur atë në fakt mjaft kohët e fundit. Shpresojmë që ky akt që ai mori gjatë fundjavës të mos nga pengojë. Ne duam të kthehemi në tryezë, ne duam të vazhdojmë bisedimet", tha Sekretari Pompeo.

Të tjerët duken shumë më të alarmuar nga provat. Kryetari i nënkomisionit të Senatit për Azinë Lindore, republikani Cory Gardner, kërkoi "sanksione edhe më të ashpra ndaj si u shpreh ai, manjakut të Koresë së Veriut", duke shtuar se Shtetet e Bashkuara "duhet të rrisin presionin maksimal, nëse duan të arrijnë në mënyrë paqësore qëllimin e denuklearizimit të plotë, të verifikueshme dhe të pakthyeshme të Gadishullit Korean".

Në të njëjtën kohë, qasja e presidentit Donald Trump ndaj Kim Jong Un-it po lavdërohet nga një kundërshtar i njohur.

“Aktualisht kjo është një çështje ku nuk i vë faj zotit Trump. Mendoj se ideja që të ulesh të bisedosh me Kim Jong Un-in është gjëja e duhur. Është shumë, shumë e vështirë por Koreja e Veriut është qartësisht një kërcënim për planetin tonë”, thotë senatori Bernie Sanders.

Venezuela, ndërkohë, paraqet një situatë zhgënjyese për administratën Trump, ndërsa thirrja e fundit për revoltën popullore e udhëheqësit të opozitës, Juan Guaido, I mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, nuk arriti të largojë sundimtarin Nicholas Maduro.

“Këto gjëra kanë të papritura, por Maduro nuk duhet të ndjehet mirë. Ai po sundon për momentin, por nuk mund të qeverisë… Presidenti Trump ka një gamë të gjerë opsionesh: opsione diplomatike, politike dhe opsionet me aleatët tanë. Dhe ndoshta në fund një varg opsionesh që do të përfshinin përdorimin e ushtrisë amerikane. Ne po përgatitemi dhe kur të krijohet situata, do të jemi gati”, tha sekretari Pompeo.

Javën e kaluar, zoti Pompeo pohoi se Rusia e bindi Nocola Maduron të mos e braktiste Venezuelën duke mërguar në Kubë. Disa ditë më vonë, pas një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, presidenti Trump tha se Vladimir Putin "nuk po kërkon të përfshihet në Venezuelë" dhe se të dy ata ndajnë dëshirën "për të parë diçka pozitive" për vendin e Amerikës së Jugut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG