Lidhje

Arrestime për trafik ndërkombëtar droge në Sarandë


Në Sarandë të paktën tetë persona janë ndaluar gjatë një operacioni policor në shkallë të gjerë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Sipas autoriteteve të ndaluarit dyshohen për trafik ndërkombëtar droge.

Mes të ndaluarve është edhe nëndrejtori i spitalit civil të Sarandës Florenc Llanaj. Burimet vendore policore flasin për përfshirje në operacion të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të cilat kanë kryer kontrolle banesash dhe shoqërime personash në disa zona të qytetit bregdetar.

Policia nuk ka dhënë detaje por sipas burimeve mësohet se grupi hetohej prej kohësh për veprimtari në trafikun ndërkombëtar të drogës. Saranda është një nyje e transportimit të sasive të mëdha të marijuanës drejt Greqisë përmes kufirit tokësor por edhe një pikë tranziti e trafikimit të llojeve të forta të drogës si heroinë dhe kokainë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG