Lidhje

Marijuanë drejt Greqisë, 14 të arrestuar në Shqipëri


Në Shqipëri policia njoftoi sot goditjen e një grupi kriminal i cili dyshohet të ketë kryer trafik droge drejt Greqisë. Të paktën 14 persona u arrestuan, mes të cilëve dhe nëndrejtori i Spitalit të Sarandës, katër të tjerëve, të cilët ndodhen në burg, iu komunikua masa e arrestit, ndërsa për dy persona është dhënë masa e “Detyrimit për paraqitje”. Ndërkohë 6 të tjerë, të dyshuar si pjesë e këtij rrjeti janë shpallur në kërkim.

Operacioni i cili u shtri në shtatë qytete të vendit u zhvillua në bashkëpunim dhe me sektorin Antidrogë të Athinës.

Hetimet për këtë rrjet, sic shpjegoi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare Ardi Veliu kishin nisur që prej 10 muajsh. Gjatë kësaj kohe, grupi ka pësuar një sërë goditjesh gjatë së cilave pjestarë të tij jannë arrestuar si në Shqipëri (4 raste) ashtu në Greqi (11 raste). Anëtarët e rrjetit, shfrytëzonin kufirin tokësor mes dy vendeve për të transportuar kryesisht marijuanë, nga Jugu i Shqipërisë, drejt Greqisë, ku destinacioni kryesor mësohet të ketë qenë Athina.

Në total, që nga momenti i nisjes së hetimeve deri më tani janë 61 persona të arrestuar, mes të cilëve dhe grekë, rumunë apo dhe një shtetase ruse. Droga e sekuestruar gjatë operacioneve të ndryshme shkon në mbi 1 ton cannabis sativa dhe një tjetër sasi orej mbi 1 kilogram heroinë dhe kokainë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG