Lidhje

6 të vrarë në një kishë në Burkina Faso


Persona të armatosur kanë vrarë gjashtë vetë në një kishë katolike në Dablo, në veri të Burkina Fasos, ndërkohë që po mbahej mesha e së dielës. Njoftimin e bënë zyrtarë bazuar në të dhënat nga dëshmitarë.

Prifti dhe pesë besimtarë ishin ndër viktimat, tha një dëshmitar për Zërin e Amerikës.

“Ishin rreth 40 vetë me motoçikleta,” tha dëshmitari duke përshkruar autorët e sulmit. “I detyruan njerëzit të shtrihen në tokë, pastaj ekzekutuan viktimat para se t’i vinin zjarrin kishës”.

Autorët e sulmit i vunë zjarrin kishës dhe dyqaneve aty pranë para se të largoheshin nga skena e ngjarjes afro 1 orë e gjysëm pasi kishin mbërritur. Ka njoftime për disa të plagosur.

Javën e kaluar persona të armatosur vranë pesë vetë në një kishë protestante në qytetin Silgaxhi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG