Lidhje

Pheniani kërkon rikthimin e anijes së konfiskuar nga SHBA


Koreja e Veriut i akuzon Shtetet e Bashkuara për grabitje dhe po kërkon kthimin e menjëhershëm të një anieje mallrash të konfiskuar për shkelje të sanksioneve ndërkombëtare. Agjencia zyrtare e lajmeve qendrore koreane tha në një deklaratë të martën, Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë me kujdes se cilat do të jenë pasojat e situatës aktuale dhe ta dorëzojnë menjëherë anijen tonë.

Shtetet e Bashkuara thonë se Koreja e Veriut e kishte përdorur anijen për të eksportuar qymyrin e prodhuar në vend, duke shkelur sanksionet ndërkombëtare. Sekuestrimi i anijes koreanoveriore nga Shtetet e Bashkuara, i tensionon më tej marrëdhëniet me Korenë e Veriut, pas një viti bisedimesh bërthamore.

Javët e fundit, Koreja e Veriut ka rifilluar provat me raketa balistike pasi i kishte pezulluar ato për një vit e gjysmë. Zyrtarët amerikanë kanë shprehur kritika për tre provat me raketa me rreze të shkurtër, duke thënë se dera për bisedime me Phenianin mbetet e hapur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG