Lidhje

16 të plagosur nga një shpërthim tek piramidat e Egjiptit


Të paktën 16 vetë janë plagosur nga një shpërthim që kishte në shenjestër një autobus me turistë në piramidat e Egjiptit të dielën.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se autobusi kishte 25 pasagjerë, pjesa më e madhe nga Afrika e Jugut. Videot që qarkullojnë në internet tregojnë autobusin e dëmtuar me xhama të thyer.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Shpërthimi ndodhi pranë Muzeut të Madh Egjiptian pranë piramidave. Një deklaratë e Ministrisë së Antikiteteve thoshte se shpërthimi nuk shkaktoi dëme në muze.

Në dhjetor tre turistë vjetnamezë dhe një guidë egjiptiane u vra kur autobusi ra në bombë pranë piramidave.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG