Lidhje

Maqedonia e Veriut: dorëhiqet deputeti i shumicës parlamentare


Në Maqedoninë e Veriut, Kryetari i Komisionit Parlamentar për çështjen e mandateve dhe imuniteteve, Pavle Bogoevski dha sot dorëheqjen nga posti i deputetit, për shkak të trysnive pas një skandali ku ai kërkonte, eventualisht, vaj kanabisi.

Biseda e tij me telefon rezultoi të ishe regjistruar dhe publikuar më pas në një faqe ruse të internetit.

Komisioni i mandateve u mblodh sot për të diskutuar mbi heqjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski, ish-kryeministër i arratisur në Hungari, për shkak të mungesës së tij më shumë se gjashtë muajshe në vendin e punës.

Zoti Bogoevski, deputet i pavarur, por që bën pjesë në shumicën e koalicionit qeverutar, njihej si drejues i atij që u quajt “Revolucion i larmë” para rreth tre vjetësh, që ndihmoi në rrëzimin e regjimit të Nikolla Gruevskit.

Ligjvënësi Bogoevski paralajmëroi se do të qëndrojë në parlament deri ditën kur të votohet heqja e mandatit të zotit Gruevski. Por, për këtë duhen dy të tretat e votave në seancë plenare dhe pa votat e ligjvënësve opozitarë të VMRO-DPMNE-së nuk mund të realizohet plani për heqjen e mandatit të ish-kryeministrit.

Ndërsa partitë në pushtet e kanë përshëndetur dorëheqjen e deputetit Bogoevski, VMRO-ja kërkon përndjekjen e tij nga organet e drejtësisë. Pavle Bogoevski, pas publikimit të bisedës në internet, e kishte paraqitur vetë rastin në polici ku kishte thënë se vajin e kanabisit e kërkonte për një anëtar të sëmurë të familjes.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG