Lidhje

SHBA, 150 vjetori i hekurudhës transkontinentale


Imigrantët kinezë punojnë për ndërtimin e hekurudhave amerikane

Kanë kaluar 150 vjet që nga ndërtimi i hekurudhës transkontinentale në Shtetet e Bashkuara, e cila lidh Lindjen dhe Perëndimin e Amerikës. Për të shënuar këtë përvjetor, Muzeu Kombëtar Smithsonian i Historisë Amerikane ka organizuar një ekspozitë që thekson rëndësinë e ndërtimit të rrugës hekurudhore, e cila bashkoi vendin. Maksimir Moskalkov i Zërit të Amerikës vizitoi ekspozitën dhe bisedoi me pasardhësit e atyre që ndihmuan në ndërtimin e saj.

Hekurudha ndërkontinentale lidhi Lindjen dhe Perëndimin e Amerikës në vitin 1869.

Hekurudha jo vetëm që shkurtoi udhëtimin nga gjashtëmuaj në vetëm një javë, por ajo ndihmoi edhe në transformimin e vendit.

"Është një histori e jashtëzakonisht për Amerikën, për Shtetet e Bashkuara, për mundësitë ekonomike, për migrimin, për ndërtimin e infrastrukturës. Është një histori kapërcimi pengesash".

Një ekspozitë në Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane është duke festuar 150 vjetorin e hekurudhës dhe ata që ndihmuan në ndërtimin e saj. Shumica dërrmuese, emigrantë kinezë.

Ata sollën me vete llojin e tyre të ushqimit, kulturën dhe traditat që kontribuojnë në larminë e Amerikës sot.

Muzeu nderon kontributin e tyre në një ekspozitë të quajtur - "Punëtorët e harruar: Imigrantët kinezë dhe ndërtimi i hekurudhës ndërkontinentale".

"Nëntëdhjetë për qind e punëtorëve që morën pjesë në ndërtimin e pjesës perëndimore të hekurudhës ndërkontinentale ishin kinezë. Punëtorët kinezë kishin pengesa të mëdha, ata nënvlerësoheshin dhe kishin frikë të madhe sepse dallonin nga njerëzit e e bardhë që jetonin në Perëndimin Amerikan në atë kohë".

Kishte mungesë të punëtorëve kur filloi ndërtimi në qytetin e vogël bregdetar perëndimor të Sakramentos. Më shumë se 10,000 punëtorë kinezë u punësuan për të bërë punën e rraskapitur me një rrogë prej 1-2 dollarësh në ditë.

Ata arritën të ndërtonin tetë kilometra hekurudhë në ditë duke përdorur vetëm një lopatë dhe një kazmë.

Stërgjyshi i Chingcsien Wang-ut, Huie Kin, punoi në këtë projekt, pasi mbërriti në Shtetet e Bashkuara në moshën 14 vjeçare për të punuar për një familje amerikane.

"Ai punoi për një familje amerikane të krishterë, dhe gjatë asaj kohe, ai fitoi 1,5 dollarë në javë për të bërë punë të përgjithshme të familjes. Amvisa e shtëpisë i mësoi atij anglishten fillestare dhe më vonë ai filloi t’ua mësonte punëtorëve të tjerë kinezë këtë nivel të anglishtes. Ai e bëri këtë çdo natë, vetëm për të ndihmuar të tjerët".

Ekspozita gjithashtu tërhoqi vëmendjen e një pjese të personelit të Kongresit.

Judy Chu, Kryetare e Grupit të Ligjvënësve Amerikanë të Azi Paqësorit në Kongres, është ligjvënësja e parë kinezo-amerikane.

"Sot është një ditë shumë e rëndësishme sepse muzeu Smithsonian po njeh kontributin e punëtorëve kinezë në ndërtimin e hekurudhës ndërkontinentale".

Ndërtimi i Hekurudhës ndërkontinentale përfundoi më 10 maj të vitit 1869 kur në Juta i bashkua pjesa lindore e hekurudhës me atë perëndimore.

Për të shënuar këtë ditë legjendare, një kamë e veçantë e artë u përdor për të përfunduar zyrtarisht ndërtimin e hekurudhës historike që ndryshoi një vendin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG