Lidhje

Dhjetëra të vrarë në Sudan


Në Sudan, të paktën 13 vetë u vranë të hënën, kur forcat ushtarake hapën zjarr për të shpërndarë një protestë një javëshe në Khartoum.

Shpërthimet dhe zjarri i armëve të rënda u dëgjuan të hënën në mëngjes, ndërsa forcat sudaneze të sigurisë shkuan në vendin e protestës jashtë Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas burimeve spitalore, 13 vetë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën rëndë gjatë përleshjes.

Një zëdhënës i këshillit ushtarak në pushtet në Sudan tha se bastisja kishte në shënjestër elementë kriminalë dhe mohoi se forcat e sigurisë kishin kryer shkatërrime. Ambasada amerikane në Khartoum shkroi në Twitter se sulmet ndaj protestuesve "duhet të ndalen".

Ambasada britanike e dënoi sulmin dhe e quajti atë një "hap të egër që do të çojë në më shumë polarizim dhe dhunë".

Protesta filloi disa javë më parë, pasi civilët dhe zyrtarët ushtarakë argumentuan mbi përbërjen e një qeverie kalimtare, pas përmbysjes së udhëheqësit Omar al-Bashir në prill, pas protestave masive kundër sundimit të tij 30-vjeçar.

Protestuesit kanë kërkun që ushtria t’ia dorëzojë pushtetin një qeverie civile.
Grupet e opozitës thanë të hënën se i kanë pezulluar bisedimet me Këshillin Ushtarak Kalimtar në pushtet dhe bënë thirrje për një grevë mbarëkombëtare.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG