Lidhje

Lavrov: Nuk kemi informuar Pres. Trump për tërheqje trupash nga Venezuela


Rusia mohoi se kishte informuar Presidentin amerikan Donald Trump për tërheqje të personelit ushtarak nga Venezuela, duke kundërshtuar një koment të bërë nga udhëheqësi amerikan.

"U befasova kur e lexova, nuk kemi njoftuar askënd. Me sa duket ai ka lexuar një artikull të gazetës The Wall Street Journal", tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, duke iu referuar një komenti të bërë më 3 qershor nga zoti Trump.

Në muajin mars presidenti Trump tha se Rusia "duhet të largohet" nga Venezuela duke iu referuar zbarkimit të avionëve rusë me furnizime e personel teknik për të ndihmuar Presidentin Nikolas Maduro i cili ndodhej në mesin e një kryengritjeje të brendshme.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë rrëzimin e Nicolas Maduros, një aleat i presidentit rus Vladimir Putin, ndërsa mijëra qytetarë venezuelianë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër regjimit të tij.

Në një postim në Tweeter më 3 qershor Presidenti Trump shkruante se Rusia kishte informuar Shtetet e Bashkuara "se kishte larguar shumicën e personelit të tij nga Venezuela".

Postimi erdhi një ditë pasi gazeta “The Wall Street Journal”, e cila citonte një burim të paidentifikuar pranë ministrisë ruse të Mbrojtjes, njoftoi se Moska kishte tërhequr shumë prej personelit ushtarak nga Venezuela.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se Rusia nuk e kishte njoftuar Uashingtonin për një vendim të tillë, duke shtuar se specialistët rusë po vazhdojnë të punojnë në Venezuelë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG