Lidhje

Avionët e koalicionit zvogëlojnë sulmet ajrore kundër ISIS-it në Siri


Për të dytin muaj me radhë avionët amerikanë dhe ata të koalicionit nuk kanë kryer ndonjë sulm ajror në Siri kundër të mbeturve nga grupi terrorist i Shtetit Islamik.

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara tha të mërkurën se prej 5 majit më 3 qershor nuk ka patur sulme ajrore në Siri, ndërsa njoftoi 11 sulme në Irak gjatë së njëjtës periudhe.

Sipas deklaratës sulmet në Irak kishin nën shënjestër 16 njësi taktike të ISIS-it e falë tyre ishin shkatërruar 21 strehime të grupit, së bashku me dy automjete dhe një të ashtuquajtur "strehim i përkohshëm".

Hera e fundit kur avionët e koalicionit vunë nën shënjestër luftëtarët e ISIS-it në Siri ishte një periudhë dy javore pas fitores përfundimtare mbi kalifatin e vetëshpallur të grupit terrorist në fshatin verilindor të Sirisë, Baghuza më 23 mars.

Ndërmjet 24 marsit dhe 6 prillit, avionët e koalicionit kryen 29 sulme kundër 28 njësive të ISIS-it, duke shkatërruar me dhjetëra automjete, pozicione luftimi dhe rrugë që i shërbenim grupit për furnizim.

Por që nga ajo kohë, si dy zyrtarët e koalicionit ashtu edhe zyrtarët e Forcave Demokratike Siriane të mbështetura nga SHBA-ja kanë thënë se nevoja për sulme ajrore ka qenë minimale.

Por megjithatë ka pasur një sërë sulmesh të qëndrueshme me objektiv grupet e Forcave Demokratike Siriane. Qelizat e fjetura të grupit terrorist kanë përdorur një sërë metodash duke vënë në shënjestër komandantët lokalë e të tjerë zyrtarë. Informacioni i mbledhur nga një grup gazetarësh perëndimorë e lokalë si dhe aktivistë të medias, tregon se ritmi i sulmeve të tilla po rritet.

Qendra Informative Rojava në Siri njoftoi këtë javë se gjatë muajit maj pati 139 sulme nga qelizat e fjetura të ISIS-it në verilindje të Sirisë, një rritje prej 61 për qind në krahasim me muajin e kaluar.

Sipas njoftimit numri i vdekjeve gjithashtu u rrit në 42 për qind në maj, duke pësuar rritje edhe në ato që konsideroheshin si zona të sigurta.

Në kulmin e fushatës për të zvogëluar kalifatin e ISIS-it në Siri dhe Irak, sulmet ajrore të koalicionit u konsideruan si jetike. Zyrtarët e Forcave Demokratike Siriane dhe të tjerë në terren thanë se thjesht prania e avionëve amerikanë i bënte luftëtarët e ISIS-it të mendoheshin dy herë përpara se të ndërmerrin një sulm, ndërsa në të njëjtën kohë rritet guximi dhe besimi i forcave të mbështetura nga SHBA-ja në terren.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG