Lidhje

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Kinës


Udhëheqësi kinez Xi Jinping ndodhet për një vizitë tre-ditore në Rusi, e cila synon të theksojë bashkëpunimin kino-rus, si dhe marrëdhëniet e tij të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin - përballë marrëdhënieve të tensionuara me Shtetet e Bashkuara. "Në gjashtë vitet e fundit, ne jemi takuar gati 30 herë", - i tha zoti XI udhëheqësit rus.

"Rusia është vendi që kam vizituar më tepër dhe Presidenti Putin është miku dhe kolegu im më i mirë", shtoi zoti Xi. Ndërsa në aparencë vizita përkon me festimin e 70 vjetorit e themelimit të marrëdhënieve diplomatike, vizita shtetërore vjen si dy udhëheqës të ashpër mbi trajtimin e tyre nga SHBA, i cili ka vendosur sanksione kundër Rusisë që nga viti 2014 dhe aktualisht është e angazhuar në një luftë tregtare me Kinën.

"Njerëzit në përgjithësi kanë prirjen të shkojnë tek vendet që pëlqejnë", thotë Mikhail Korostikov, analist për Azi-Paqësorin në gazetën e përditshme Kommersant, duke shpjeguar simpatinë personale mes zotit

Putin dhe zotit Xi. "Por konflikti me Shtetet e Bashkuara, me të cilin po përballen të dy vendet, i bëri ata më afërt,"- thotë analisti.

Lidhjet ushtarake

Në të vërtetë, përtej mosmarrëveshjeve të tyre me Uashingtonin, një pikëpamje e përbashkët që ata kanë mbi sigurinë globale, i ka ndihmuar të dyja palët të kapërcejnë mosbesimin që karakterizonte dikur marrëdhënien sovjeto-kineze, për shkak të interpretimeve të ndryshme të ideologjisë komuniste dhe mosmarrëveshjeve kufitare.

Më konkretisht, lidhja mes të dy vendeve duket tek përfshirja e 3200 trupave kineze së bashku me 300 mijë trupa ruse në stërvitjen ushtarake "Vostok-2018" të Kremlinit, në Lindjen e Largët të Rusisë vitin e kaluar, sipas burimeve zyrtare.

"Në diskutimin e problemeve të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale, mund të them se në shumicën e rasteve, pikëpamjet e Rusisë dhe të Kinës janë të njëjta, ose shumë pranë njëra tjetrës", - tha udhëheqësi rus. Përherë e më tepër, po aq pranë janë edhe ekonomitë e tyre.

"Orjentimi" rus

Pas sanksioneve të Perëndimit të vendosura lidhur me aneksimin nga Kremlini të Krimesë në vitin 2014, zoti Putin njoftoi se Rusia do ta "orjentonte" ekonominë e saj drejt Azisë.

Zyrtarët rusë tani bëjnë tregti me Kinën me vlerën e më shumë se 100 miliardë dollarëve në vit - duke e bërë Kinën partnerin më të madh tregtar të Rusisë - një provë që Rusia e ka zbutur klimën e marrëdhënieve me Kinën. Rusia është vetëm e dhjeta në listën e vendeve me të cilat Kina bën tregti; Shtetet e Bashkuara janë në vend të parë."

Zoti Xi do të shfaqet gjithashtu së bashku me zotin Putin në Forumin vjetor ekonomik të Shën Petersburgut të premten. Ndërsa delegacioni kinez në këtë takim do të paraqitet i fortë, ambasadori amerikan John Huntsman, Jr. po e bojkoton atë, për shkak të ndalimiu të një afaristi biznesmeni amerikan në Moskë.

Megjithatë, sipas të gjitha gjasave, imazhi i qëndrueshëm i vizitës shtetërore do të jenë "Ru Yi" dhe "Ding Ding" - dy panda gjigande nga Provinca Sichuan e Kinës, të cilat zoti Xi ia dhuroi kopështit zoologjik të Moskës për 15 vitet e ardhshme.

Me këtë gjest, udhëheqësi kinez i është kthyer diplomacisësë famshme kineze,"diplomacisë panda": përdorimi i dhuratave diplomatike për të ndihmuar në përmirësimi e marrëdhënieve, ose në krijimin e lidhjeve.

Sigurisht, duket që kjo lloj diplomacie pati efektin e dëshiruar ndaj udhëheqësit rus. "Kur flasim për pandat," vuri në dukje zoti Putin, "Ne gjithmonë përfundojmë me një buzëqeshje në fytyrë".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG