Lidhje

Protesta e opozitës, sërish tension para parlamentit


Protesta e opozites
Protesta e opozites

Rikthehen skenat e dhunës në protestën e opozitës. Pas manifestimit të nisur para selisë së Qeverisë, manifestuesit u transferuan para hyrjes së parlamentit, duke ju përgjigjur ftesës së kryetarit demokrat Lulzim Basha. Brenda një kohe shumë të shkurtër, grupe manifestuesisht nisën të lëshonin shashka, tymuese dhe fishekzjarrë drejt policisë së rreshtuar në hyrje të godinës. Policia u përgjigj shpejt me hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit për të shpërndarë turmën.

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje drejtuesve të opozitës të ndërpresin protestën dhe manifestuesve të shpërndahen paqësisht. Zoti Basha dhe drejtuesit e opozitës u tërhoqën pas disa minutash, drejt selisë së Partisë Demokratike, prej nga kreu demokrat përsëriti dhe një herë se “beteja vazhdon” dhe se “zgjidhja e vetme është largimi i kryeministrit Edi Rama dhe krijimi I një qeverie kalimtare që të përgatisë zgjedhje të parakohshme”. Vendimi i presidentit Meta për të anulluar datën e zgjedhjeve, është parë si një “fitore e parë” e opozitës.

Ndërsa zoti Basha fliste nga selia e PD-së, një grup manifestuesish qëndroi para selisë së parlamentit. U desh rikthimi i sekretarit të përgjithshëm demokrat Gazmend Bardhi dhe eksponentit të LSI-së Petrit Vasili, që edhe ata të largoheshin më pas, ndërkohë që gardhi i policisë kishte avancuar drejt manifestuesve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG