Lidhje

Zgjedhjet, Rama: Vendimi i Metës nul


Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama përsëriti sot se sipas tij zgjedhjet vendore do të mbahen më 30 Qershor, pavarësisht vendimit të Presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar dekretin e lëshuar më parë prej tij lidhur me datën e këtyre zgjedhjeve. Socialistët vijuan sot fushatën, ndërkohë që sipas kryeministrit me akti e djeshëm presidenti Meta ka humbur të drejtën që të qëndrojë në zyrën e kreut të Shtetit.

Zgjedhjet, Rama: Vendimi i Metës nul
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:22 0:00

Vendimi i papritur i Kreut të Shtetit për të anulluar 30 qershorin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve, nuk çoi në asnjë hapësirë të re që palët të mund të rishikojnë qëndrimet e tyre. Përkundrazi, situata tanimë duket edhe më e komplikuar.

Nga ana e saj opozita foli dje për fitoren e parë, në një betejë që do të vazhdojë. "Ishte ky bashkim që diktoi anulimin e 30 qershorit, procesit kriminal të juntës kriminale", deklaroi kryetari demokrat Lulzim Basha, Ai saktësoi mëse një herë se "largimi i kryeministrit Edi Rama është një kusht i panegociueshëm".

Nga ana tjetër, për shumicën, përveç faktit që sipas saj presidenti Meta ka shkelur kushtetutën, asgjë nuk ndryshon lidhur me zgjedhjet. Ndërsa sot vijoi me turin e vet elektoral, nga Burreli, kryeministri Edi Rama foli për “një akt që politikisht është vetëvrasje, ligjërisht është nul, nuk ekziston dhe moralisht është turp që s'ka më turp”

Zoti Rama shkoi dhe më tej kur deklaroi se “dje Ilir Meta e ka shkuar fatin e tij si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në këtë zyrë”. Mbetet për t’u parë nëse ky është thjesht një vlerësim politik, apo paralajmërim për ndërmarrjen e ndonjë hapi për të shkuar drejt shkarkimit të presidentit. Hap që sidoqoftë do të mbetej i paplotësuar në mungesë të gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i presidentit ka hapur dhe një debat kushtetues e ligjor, ndonëse ai dje, dha vetëm motivet politike që e kishin shtyrë të ndërmerrte shfuqizimin e Dekretit të firmosur po prej tij me parë. Një term që nuk gjendet në Kushtetutë e cila i njeh Kreut të Shtetit vetëm kompetencën e caktimit të datës së zgjedhjeve. Në këtë aspekt, sytë tanimë janë drejt presidencës ku nesër në mëngjes, zoti Meta do të japë dhe argumentimin juridik. E pas kësaj, do të mund të qartësohet dhe mënyra me të cilën shumica, siç ka bërë të ditur, nuk do ta marrë në konsideratë aktin e Kreut të Shtetit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG