Lidhje

Rusi, gazetaria profesion i rrezikshëm


Organizata për lirinë e medias Gazterët Pa Kufinj, e radhit Rusinë në vendin e 149-të në Indeksin e saj të vitit 2019 për Lirinë e Shtypit në Botë, mes Venezuelës dhe Bangladeshit dhe rreth 100 vende poshtë Shteteve të Bashkuara, që janë kanë zënë vendin e 48-të. Korrespondentët e Zërit të Amerikës Ricardo Marquina dhe Olga Pavlova në Moskë u hedhin një vështrim rasteve që tregojnë vështirësitë e gazetarëve ndërsa përpiqen të bëjnë gazetari të pavarur në Rusinë e drejtuar nga Vladimir Putini:

Qindra protestues demonstrojnë para një qendre ndalimi ku policia po mbante Ivan Golunov, një gazetar për median e pavarur Meduza që akuzohet se kiste një laborator narkotikësh në shtëpinë e tij.

Golunov, që mbulon raste të korrupsionit të qeverisë ruse, i hedh poshtë akuzat dhe thotë se ato janë të sajuara, një mendim me të cilin janë dakord redaktorët dhe mbështetësit e tij.

"Është vërtet një idiotësi të mendosh se dikush që shkruan për korrupsionin në Moskë, ka një laborator drogash në shtëpinë e tij”, thotë protestuesi Evgeny Bergr.

Rasti i Ivan Golunovit, që ka dy muaj që është burgosur, vjen pak pasi një skandal tronditi një nga gazetat më të respektuara të venduit “Kommersant”. Gazeta pushoi papritur nga puna dy nga gazetarët e vet politikë, pas një artikulli që citonte burime anonime, sipas të cilit Valentina Matviyenko, kryetarja e Këshillit të Federatës dhe një nga personat më me ndikim në vend, ishte pranë largimit nga detyra.

"Ne kemi shkruar vazhdimisht për zëvendësime të mundshme personeli dhe në të gjitha rastet jemi përballur me mundësinë që do të bënim dikë të pakënaqur. Këtë radhë, nuk prisnim aspak këtë lloj reagimi që do të sillte këto pasoja”.

Pushimi nga puna i gazetarëve solli si reagim dorëheqjen e të dhjetë gazetarëve të politikës.

"Kur mësova se po shkarkoheshin se po bënin punën e tyre dhe unë vendosja për ato që botoheshin, apo se çfarë vihej në faqe të parë, mendova se në rrethana të tilla ishte e pamundur të bëje punën tënde”, thotë ish-kryeredaktori Gleb Cherkasov.

Vëzhguesit tonë se incidenti, pasqyron gjendjen e gazetarisë aktualisht në Rusi, ku nuk është e këshillueshme të shkruash asgjë negative për shtetin.

"Dikush duhet ta kuptojë tani se gazetarët që shkruajnë për politikën, përveç redaktorëve kanë edhe censorë të brendshëm. Njerëzit e kuptojnë që nuk ia vlen të shkruash për disa tema, sepse artikulli nuk do të botëhet kurrë”, thotë Anton Orekh i radios Echo.

Gazetarët që punojnë për gazetën në internet Meduza, kanalin televiziv Dozhd apo për radion Echo të Moskës, janë mes të paktëve që nuk janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të shtetit apo oligarkëve që janë pranë Kremlinit.

Puna e tyre ka qenë e vështirë për vite me radhë. Vëzhguesit thonë se gjatë mandatit aktual të Presidentit Vladimir Putin, po bëhet jo vetëm më e vështirë por disa herë edhe më e rrezikshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG