Lidhje

Tropojë, mbështetësit e opozitës hyjnë me forcë në KZAZ


Tropojë, mbështetësit e opozitës hyjnë me forcë në KZAZ
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:28 0:00

Mbështetës të opozitës të martën hynë me forcë në mjediset e komisionit të administrimit të zgjedhjeve në Bashkinë e Tropojës duke nxjerrë jashtë materialet për përgatitjen e votimeve të datës 30 qershor. Bashkitë e drejtuara nga të djathtët kanë paralajmëruar se pas dekretit të Presidentit Meta për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve,nuk do të lejojnë ngritjen e qendrave të votimit në mjedisetqë administrojnë nëbashkitë e tyre. Ndërkohe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve paralajmëroi po të martën se çdo pengim i procesit zgjedhor përbën vepër penale.

Ngjarja e së martës në qytetin Bajram Curr u parapri nga një përplasje fizike mes komisionerëve te Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve, vendosur në Pallatin e Sportit të qytetit të Shkodrës, Policisë Bashkiake dhe mbështetësve të Partisë Demokratike. Ata penguan me forcë hyrjen e komisionerëve në mjediset e KZAZ-së, çka u bë shkak që policia të marrë në mbrojtje Komisionin e Zonave të Administrimit të Zgjedhjeve.

Incidentet e ndodhura në Tropojë dhe në Shkodër pasojnë kërkesën e kryebashkiakëve të disa bashkive të djathta për lirimin e mjediseve të KZAZ-ve dhe qendrave të votimit. Përmes kësaj kërkese, bashkitë e djathta dhe mbështetesit e opozitës po synojnë pengimin e përgatitjeve për zhvillimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ndërkohe që të majtët vazhdojnë të vendosur fushatën elektorale.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila drejton edhe shoqatën e kryetarëve të bashkive të djathta, tha të martën gjatë një konference për shtyp se pas anulimit të datës së zgjedhjeve nga Presidenti Meta, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të lirojë të gjithë mjediset që janë pronë e bashkive.

“Si Kryetare e Bashkisë së Shkodrës kam detyrimin ligjor të bëj gjithçka për kontrollin e territorit të bashkisë, duke mos lejuar asnjë puç institucional të bandave të Edi Ramës që drejtojnë policinë, prefekturën dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”.

Po të martën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me anë të një deklarate për mediat u shpreh se kërkesa e disa kryetarëve të bashkive për lirimin e menjëhershëm të ambienteve ku janë vendosur Vendet e Numërimit të Votave si edhe ndërprerjen e veprimeve për afishimin e listave të zgjedhësve në mjediset në administrim dhe pronësi nga këto bashki, është në tejkalim të kompetencave dhe detyrave të njohura nga ligji për vetëqeverisjen vendore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke u shprehur se po vazhdon punën për përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, paralajmëroi se çdo cënim i këtij procesit përbën vepër penale të ndëshkueshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG