Lidhje

Rusia lirion gazetarin, por presioni vazhdon


Russia, Moscow, Russian journalist Ivan Golunov (C), who was freed from house arrest after police abruptly dropped drugs charges against him
Russia, Moscow, Russian journalist Ivan Golunov (C), who was freed from house arrest after police abruptly dropped drugs charges against him

​Javët e fundit kanë të trazuara për median e pavarur në Rusi. Autoritetet në Moskë akuzuan gazetarin e njohur investigativ Ivan Golunov për prodhim dhe trafikim droge, duke përdorur ato që vëzhguesit thonë se ishin prova të dyshimta. Një protestë me përmasa të papara ndonjëherë nga kolegët e medias dhe publiku, bëri që Ministria e Brendshme të tërheqë akuzat dhe të shkarkojë ata që ishin përgjegjës për çështjen. Materiali në vazhdim u përgatitit gazetarët e Zërit të Amerikës Olga Pavlova adhe Ricardo Marquina nga Moska.

Pas pesë ditë prapa hekurave, Ivan Golunov doli nga qelia i liruar nga akuzat për trafik droge që do ta kishin burgosur atë për 20 vjet. Ai u lirua falë një demonstrimi të pashembullt mbështetjeje nga shoqëria civile, aktivistët dhe kolegët e medias. Dmitry Muratov është botues i Gazetës Novaya.

“Kjo tegon një solidaritet të veçantë mes komunitetit të gazetarëve, një rebelim të profesionistëve të vërtetë të cilët mbijetuan në gazetarinë e pavarur ruse.”

Dy ditë pas arrestimit, gazetat e pavarura ruse publikuan raporte me tituj “Jam Gulinovi”, kopjet e të cilave u shitën brenda pak minutash. Gazetarët thonë se akuzat ndaj kolegut të tyre ishin të fabrikuara. Anton Orekh është gazetar i stacionit të radios “Echo of Moscow”.

“Do të ishte e çuditshme që dikush të përfshihet në gazetarinë investigative dhe trafikun e drogës njëkohësisht. Është tërësisht absurde.”

Lirimi i Ivan Golunovit dhe pushimi nga puna i zyrtarëve të policisë që kryesonin hetimet ndaj tij, nuk penguan mbështetësit e shtypit të lirë që të demostronin në qendër të Moskës. Protesta, pa lejen e policisë, çoi në arrestimin e më shumë se 500 pjesmarrësve.

Në një tjetër protestë, me lejen e autoriteteve, demostruesit shprehën zhgënjimin me atë që ata e quajnë sjellje gjithnjë e më arbitrate të policisë ruse.

“Erdha sepse jam i shqetësuar se çfarë ndodhi me Gulinovin mund të ndodhë me këdo”, thotë një protestues.

Lirimi i Gulinovit ishte një fitore e papritur për mbështetësit e lirisë së shtypit në Rusi, një vend ku media e pavarur vazhdon të zhduket. Rasti i Gulinovit është një kujtesë se hetimi i pushtetarëve në Rusi është një vepër tejet e rrezikshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG