Lidhje

OSBE-ja dënon me forcë sulmet e dhunshme kundër KZAZ-ve


OSCE
OSCE

OSBE-ja tha se i dënon me forcë sulmet e dhunshme kundër organeve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve në disa bashki të Shqipërisë.

Në një deklaratë, prania e OSBE-së në Tiranë tha të mërkurën se të gjitha proceset politike dhe administrative duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e shtetit ligjor.

OSBE-ja u bëri thirrje autoriteteve shqiptare të hetojnë dhe të ndjekin penalisht përgjegjësit e dhunës.

Ndërkaq, Presidenti Ilir Meta, në një letër drejtuar zyrës së OSBE-ODIHR-it, thotë se nëse qeveria ngul këmbë për t’i zhvilluar zgjedhjet në 30 qershor, ato do të ishin të pavlefshme, pasi do të binin ndesh me dekretin e nxjerrë prej tij, që e anulon këtë datë zgjedhjesh.

Zoti Meta thotë se ky dekret, që socialistët në fuqi e quajnë të pavlefshëm, ka fuqi ligjore dhe duhet të zbatohet. Ai thotë gjithashtu në letër se përpjekjet e Kryeministrit Edi Rama për të mos e përfillur dekretin janë të paligjshme dhe e keqësojnë krizën në Shqipëri.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG