Lidhje

Shqipëri: Presidenti Meta, thirrje për dialog


Në Shqipëri presidenti Ilir Meta i bëri sot thirrje forcave politike për dialog për tejkalimin e situatës së rënduar që po kalon vendi.

Permes një deklarate, Kreu i Shtetit thekson se “nuk është kurrsesi momenti për prova force, për retorikë përçarëse dhe provokuese, por për maturi dhe përgjegjshmëri të lartë për interesat kombëtare të vendit dhe vazhdimësinë e integrimit evropian që është objektiv kombëtar i të gjithë shqiptarëve”.

Në deklaratën e tij, ai kujton se dekreti i lëshuar për anullimin e datës së zgjedhjeve synonte “qetësimin e situatës dhe krijimin e mundësive për dialog, që do të normalizonte situatën politike dhe do të krijonte mundësinë për një datë të re të zgjedhjeve vendore, gjithëpërfshirëse dhe demokratike”

Por për socialistët me dekretin e tij, të cilin ata nuk e njohin, presidenti Meta “i hodhi benzinë zjarrit që pretendon se po mundohet të shuajë!”, u shpreh ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në një status në Twitter, duke shtuar se “për aspak çudi akoma se ka thënë asnjë fjalë për dhunën talebane mbi KZAZ. Ndoshta sepse pret më shumë dhunë!”, shkruan zonja Spiropali duke iu referuar ngjarjeve te djeshme ne disa qytete te vendit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG