Lidhje

Protesta e opozitës në Tiranë


Albania Politics
Albania Politics

Opozita në Shqipëri po organizon një tjetër protestë me thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama.

"Për Shqipërinë si gjithë Europa ka nisur kjo betejë, dhe nga ky shesh në emrin e gjithsecilit prej jush, në emër të vogëlushëve e fëmijëve tanë dua të zotohem para kombit dhe para Europës se kjo betejë nuk do të mbarojë me largimin e Edi Ramës por vetëm kur të kemi vendosur kushte për Shqipërinë si gjithë Europa", tha kreu i Partisë Demokratike në fjalimin e tij para demonstruesve.

Protesta e paralajmëruar sot në mbrëmje nga opozita vjen në një moment kur situata është tensionuar dhe më tej. DItët e fundit u shënuan nga incidente të dhunshme në shumë qytete të vendit ku opozita drejton bashkitë. Zyrat e Komisioneve Zgjedhore Zonale u sulmuan dhe në disa raste materialet zgjedhore u shkatërruan. Nuk munguan as përplasjet me policinë, ndërsa e gjitha u pasua me arrestime dhe procedime ndaj disa dhjetra personave, mes të cilëve sipas autoriteteve dhe punonjës të policive bashkiake.

Thirrje për qetësi në protesta
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:53 0:00

Opozita deklaron se njeh Dekretin e Presidentit të Republikës që ka anulluar zgjedhjet, ndërkohë që shumica nga ana e saj vijon me fushatën elektorale.

Deklarata e mbrëmshme e ambasadës amerikane kishte mesazhe të shumëfishta, ndërsa nga njëra anë dënonte aktet e dhunës së vërejtura së fundmi e kërkonte që ushtruesit e dhunës të mbanin përgjegjësi, e nga ana tjetër kërkon të mbrohej integriteti i procesit zgjedhor. Lidhur me protestën e sotme, ambasada i drejtohej organizatorëve të saj “që të mbajnë përgjegjësi përballë parime të sundimit të ligjit, t’iu bëjnë thirrje publikisht mbështetësve të tyre të mblidhen paqësisht si dhe të refuzojnë energjikisht dhunën në çdo mundësi”.

Edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë u shpreh “I shqetësuar nga episodet e fundit të dhunës që kanë ndodhur në disa rajone të vendit. Asnjë akt i dhunshëm apo formë e nxitjes për dhunë nuk mund të tolerohen në asnjë rrethanë”, thekson deklarata e shpërndarë pasdite. Ajo thekson se “Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e liderëve të protestës për të siguruar që demonstrimet sonte të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave. Përdorimi i eksplozivëve apo i çdo sendi tjetër që mund të shkaktojë lëndime është krejtësisht i papranueshëm. Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësinë që të vazhdojnë të veprojnë me përmbajtje, edhe nëse provokohen”.

Mbrëmë në një ndërhyrje në emisioin Opinion në TV Klan, kryetari demokrat Lulzim Basha, ndërsa bëri thirrje qytetarëve që t’I bashkohen protestës u shpreh se “nuk do të ketë absolutisht asgjë që të kërcënojë një fije floku të një qytetari apo të një punonjësi të ndershëm të rendit”, ndërsa th a se ai vetë do të marrë pjesë së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG