Lidhje

Joe Sestak njofton synimet për Shtëpinë e Bardhë


Një tjetër demokrat ka hyrë në garën e vitit 2020 për në Shtëpinë e Bardhë. Admirali në pension i Marinës dhe ish-ligjvënësi i Pensilvanisë Joe Sestak njoftoi kandidaturën e tij të dielën në faqen e tij të internetit.

Joe Sestak iu prezantua votuesve në videon e fushatës së tij, duke theksuar tri dekadat e përvojës ushtarake, "nga periudha e Luftës së Vietnamit dhe Luftës së Ftohtë në Afganistan dhe në Iran".

Ai shtyu fushatën, për shkak se e bija është duke luftuar me tumorin në tru.

Përveç karrierës së tij ushtarake dhe si ligjvënës, Joe Sestak ka qenë gjithashtu anëtar i ekipit të sigurisë kombëtare të ish presidentit Bill Clinton. Ai mban titullin shkencor doktor i shkencave politike nga Universiteti i Harvardit. Zoti Sestak ka kandiduar dy herë, por pa sukses në garën për Senatin amerikan.

Joe Sestak është demokrati i 24-tërt që njofton zyrtarisht garën për Shtëpinë e Bardhë. Mes demokratëve deri tani në krye të garës janë radhitur ish-nënpresidenti Joe Biden, senatorët Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG