Lidhje

Kampi demokrat gati për garën presidenciale brenda partisë


Beteja për zgjedhjen e kandidatit presidencial të Partisë Demokrate fillon këtë javë, me debatin e parë të atyre që do të jenë debate mujore mes kandidatëve përpara zgjedhjeve paraprake në fillim të vitit të ardhshëm. Debatet e para do të mbahen të mërkurën dhe të enjten ku do të paraqiten dhjetë konkurrentë të ndryshëm çdo natë që konkurrojnë për të fituar të drejtën për t’u përballur me Presidentin Donald Trump në nëntor të vitit 2020. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jim Malone njofton nga Uashingtoni.

Në prag të debatit të kandidatëve demokratë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:52 0:00

Mund të jetë kampi më i ngarkuar demokrat i të gjitha kohërave, i udhëhequr tani nga ish-nënpresidenti Joe Biden.

Argumenti i Biden është se ai është kandidati më i fortë për t’u ndeshur me Presidentin Donald Trump vitin e ardhshëm.

"Shpresoj që të jem i emëruari juaj dhe do të punoj sa të mundem për të marrë mbështetjen tuaj. Por, ju them se cilido të jetë kandidati demokrat, ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe të zgjedhim një president demokrat të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!"

Ditët e fundit, Biden-i është sulmuar se ka mbrojtur punën e tij të gjatë kohë më parë me dy senatorë që mbështesnin ndarjen raciale, potencialisht duke hapur një betejë të re për të.

Pas Bidenit në anketa është senatori i Vermontit, Bernie Sanders dhe senatorja e Massachusetts, Elizabeth Warren, e cila është ngritur me shpjetësi.

"Kjo është demokracia. Të kesh mundësi të dalësh të takohesh me njerëzit dhe të kesh shansin të flasësh për vizionin që ke për Amerikën. E dini se, nuk mjafton vetëm t’i thuash ‘jo’ Donald Trump-it".

Pete Buttigieg, dikur një kryetar pak i njohur i bashkisë së South Bend-it, në Indiana dhe senatorja e Kalifornisë, Kamala Harris, janë në nivelin e kandidatëve që gëzojnë mbështetje të lartë.

Një grup i madh i pretendentëve të tjerë demokratë vazhdon të mbetet prapa, duke shpresuar të marrin vëmendjen e duhur përmes një performance të mirë në debat.

Debatet shënojnë një kthesë në fushatë, thotë analisti Kyle Kondik.

"Mendoj se debatet janë bërë ngjarjet kryesore të sezonit të zgjedhjeve paraprake, veçanërisht pasi janë të gjithë këta kandidatë nga i gjithë vendi që shkojnë në disa nga shtetet kryesore të zgjedhjeve paraprake dhe pothuajse në të gjithë vendin. Por, në të vërtetë nuk kemi ndonjë votim deri në fillim të shkurtit të vitit të ardhshëm".

Kandidatët do të jenë nën presion për të bërë përshtypje sa më shpejtë, thotë eksperti Larry Sabato.

“Do të ketë katër, pesë apo gjashtë kandidatë që do të gjejnë fjalët e duhura, sulmet e duhura ndaj njëri-tjetrit apo ndaj Presidentit Trump, për të tërhequr vëmendjen. Ata do të jenë ata që do të fitojnë nga debatet. Të tjerët mund të humbasin mbështetje dhe donatorë”.

Presidenti Trump ka të ngjarë të jetë pika qendrore e sulmit në debatet e demokratëve dhe ai tashmë mezi pret të përballet me kandidatët demokratë.

"Kundërshtarët tanë radikalë demokratë janë të nxitur nga urrejtja, paragjykimet dhe zemërimi. Ata duan t’ju shkatërrojnë dhe të shkatërrojnë vendin tonë siç e njohim. E papranueshme. Nuk do të ndodhë".

Elizabeth Warren është kandidatja kryesore në debatin e parë të mërkurën ndërsa Biden, Sanders, Buttigieg dhe Harris do të jenë të gjithë në skenë në natën e dytë të debatit të enjten.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG