Lidhje

Hong Kongu pas protestës pro demokracisë


Në Hong Kong vazhdon puna për pastrimin e ndërtesës së Këshillit Legjislativ ku një ditë më parë protestuesit hynë me forcë si pjesë e protestave të vazhdueshme kundër përpjekjes së qeverisë për të lejuar ekstradimin e të dyshuarve drejt Kinës.

Protestuesit thyen xhama, shkruan me bojë parrulla pro demokracisë dhe zhgarravitën portretet e ligjvënësve gjatë tre orëve që mbajtën nën kontroll ndërtesën.

Presidenti i Këshillit Legjislativ Andrew Leung e dënoi sulmin e protestuesve për të cilin tha se minon vlerat thelbësore të Hong Kongut.

“Si kryetar i “Komisionit LegCo”, jam i shqetësuar për mjedisin e punës dhe sigurinë e kolegëve të mi. Nuk pati lëndime mes personelit të sigurisë, të cilët i falenderoj për përkushtimin. Besoj se shumë banorë të Hong Kongut ndajnë të njëjtën ndjesi me mua se jemi të pikëlluar nga ajo që ndodhi një natë më parë. Për interesin më të mirë të Hong Kongut, shpresoj që të gjithë ne të gjejmë rrugën përpara në mënyrë profesionale.”

Zoti Leung po ashtu tha se do të duhet shumë kohë për riparimet dhe se do të anuloheshin disa takime para pushimeve të korrikut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG