Lidhje

Akuza ndaj miliarderit Epstein për trafik seksual


Jeffrey Epstein, një miliarder fondesh amerikane të investimeve, me lidhje të ngushta me politikanë dhe personalitete të famshëm, u akuzua të hënën për drejtimin e një rrjeti seksual trafikimi që dyshohet se shfrytëzonte dhjetëra vajza të mitura.

Financier Teenage Girls
Financier Teenage Girls

Në aktpadi, Geoffrey Berman, një prokuror federal në Nju Jork, akuzoi zotin Epstein nën dyshime se u ka paguar vajzave qindra dollarë për masazhe nudo ose pjesërisht nudo që " ishin gjithnjë e më shumë në natyrë seksuale" në banesën e tij në New East Side të Nju Jorkut dhe në Palm Beach të Floridas.

Prokurori tha se Epstein shpesh i paguante disa prej viktimave, të reja që nga mosha 14 vjeç, për të rekrutuar vajza të tjera të mitura, që ai gjithashtu i ka abuzuar nga viti 2002 deri në vitin 2005.

"Sjellja e tij e dyshuar të trondit ndërgjegjen", tha prokurori Berman për miliarderin Epstein, i cili u arrestua gjatë fundjavës kur po kthehej në Shtetet e Bashkuara nga Parisi me avionin e tij privat. Prokurori tha se pas arrestimit të Jeffrey Epsteinit, hetuesit kontrolluan shtëpinë e tij në Nju Jork dhe gjetën fotografi "të atyre që dukej të ishin vajza të mitura".

Pavarësisht nga fakti se akuzat kundër miliarderit Epstein rrjedhin nga incidente që kanë ndodhur më shumë se një dekadë më parë, prokurori Berman tha se, "duke ngritur këto akuza, ne duam të sigurojmë që akuzuesit të kenë ditën e tyre në gjykatë".

66-vjeçari Epstein përballet me dy akuza, komplot për të kryer trafik seksual dhe trafik seksual. Nëse dënohet, Epstein përballet me 45 vjet burg, që sipas prokurorit Berman, për shkak të moshës së Epsteinit, përbën një dënim të përjetshëm. Në një paraqitje në gjykatë, Jeffrey Epstein u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave.

Epstein është një financier me lidhje të forta, miqtë e të cilit përfshijnë dy presidentë amerikanë, Donald Trump dhe Bill Clinton, si dhe dhe Princin Andrew të Britanisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG