Lidhje

Kryeministri Zaev, pre e rrengut të komedianëve rusë


Kryeministri maqedonas Zoran Zaev është vënë në shënjestër të dy humoristëve rusë, të cilët përmes telefonit i janë prezentuar si ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe Sekretari i Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Një gjë e tillë, bëri bujë në Shkup pasi zoti Zaev në bisedë dëgjohet duke folur për gjëra të konsideruara si sekrete shtetërore për çka ka reaguar ashpër opozita maqedonase.

Shkup: Kryeministri Zaev në shënjestër të rrengut të komedianëve rusë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:33 0:00

Zaev gjatë një konference shtypi sot kërkoi falje duke thënë se ishte bërë viktimë e mashtruesve me orientime anti-NATO.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev u kishte besuar telefonatave në fund të gushtit 2018 dhe në janar të 2019-s nga persona të prezentuar si ish-kryeministri ukrainas Petër Poroshenko dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. Ai e kuptoi mashtrimin vetëm pasi dy humoristët e njohur rusë Vovan dhe Leksus e publikuan këtë të hënë mbrëmje në youtube bisedën telefonike.

Zoti Zaev thotë se ishte bërë viktimë e strukturave mirë të organizuara qëllimi i të cilave është që t’i shkaktojnë dëme direkte interesave strategjike Maqedonisë së Veriut në lidhje me integrimin në NATO.

“Manipulimet, - shtoi zoti Zaev, - vinin nga media propaganduese me orientim anti-Nato për shtrirjen e ndikimit të palëve të treta”.

Kryeministri maqedonas pranon se nuk ishte vitkima e parë e këtyre mashtruesve dhe se para tij në shënjestër të këtyre manipulimeve kishin qenë Sekrteari i NATO-s, Stoltenberg, ish-ministri i jashtëm britanik Boris Johnson dhe personalitete të tjera të jetës politike apo shou-biznesit.

Mes të tjerash, komikët duke u shtirur si Poroshenko, i thonë zotit Zaev se do të mund të ndihmonin në lidhje me njohjen e autoqefalisë së Kishës ortodokse maqedonase por se për këtë duhej t’i paguante 100 mijë euro Patriarkut Bartolomej, me çka kreu i qeverisë maqedonase duket të ishte pajtuar.

Në bisedën telefonike flitet edhe për çështje si Marrëveshja e Prespës, raportet me Rusinë, BE-në e NATO-n, teksa Zaev shprehet i shqetësuar për ngjarjet midis Kosovës dhe Serbisë, për çka dëgjohet duke thënë se “ato po përpiqen të shkëmbejnë territore” duke u hamendësuar nga ana tjetër se këtu mund të ketë ndikim rus dhe duke theksuar frikën për të ardhmen e Ballkanit.

Opozita e drejtuar nga VMRO-DMNE-ja e ka quajtur një skandal serioz bisedën e kryeministrit me dy mashtruesit rusë, ndërsa ka kërkuar dorëheqjen e zotit Zaev dhe të ministrit të jashtëm Nikolla Dimitrov për shkak të lëshimeve në protokollin diplomatik.

Kryeministri Zaev i hodhi poshtë akuzat se kishte folur për sekrete shtetërore në këto biseda të manipuluara me telefon. Ndërkaq, la të kuptohej se qeveria e tij do ta shqyrtojë mundësinë e ndryshimeve të protokolleve në lidhje me sigurinë e komunikimit dhe kundër përhapjes së dizinformatave.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG