Lidhje

BE do të ndëshkojë Turqinë për shpimet afër Qipros


Bashkimi Evropian pritet të ndërshkojë sot në mënyrë simbolike Turqinë mbi atë që ai e quan shpime "të paligjshme" për naftë dhe gaz në afërsi të Qipros.

BE-ja ka kërcënuar gjithashtu për sanksione më të ashpra në të ardhmen nëse Ankaraja nuk ndryshon, thanë ministrat e Gjermanisë dhe Austrisë.

Ministrat e punëve të jashtme të bllokut pritet të miratojnë sot në Bruksel një vendim për të ulur kontaktet diplomatike dhe financimin për Ankaranë, një kundërpërgjigje ndaj asaj që ata e shohin si ndërhyrje në zonën ekskluzive ekonomike të Qipros.

Në qershor, krerët e BE-së paralajmëruan Turqinë t’u japë fund shpimeve pranë Qipros, përndryshme blloku prej 28 anëtarësh do të marrë masa.

Qiproja, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian, ka kërkuar sanksione më të ashpra në të ardhmen, por të vende të tjera kanë paralajmëruar që të mos krijohen armiqësi me një aleate të rëndësishëm në çështjet e sigurisë dhe migrimit, siç është Turqia.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG