Kryeministri Ramush Haradinaj, tha të martën se Kosova nuk do të ulet më në tryezën e bisedimeve me Serbinë pa një kornizë marrëveshje për njohje të ndërsjellë në kufijtë ekzistues. Ai kritikoi Serbinë dhe një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare, për hezitim për ta përfshirë këtë parim në një kuadër të marrëveshjes së mundshme. Bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë mbeten të pezulluara, ndërsa presidenti francez Emanuel Macron gjatë qëndrimit në Beograd tha se do të organizojë një takim në Paris ndërmjet palëve bashkë me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Haradinaj: Nuk ka bisedime me Serbinë pa një kornizë me marrëveshje për njohje reciproke
- Leonat Shehu
Facebook Forum