Lidhje

Irak, vriten të paktën tre persona përfshirë një diplomat turk


Të paktën tre persona përfshirë një diplomat turk u vranë të mërkurën gjatë një sulmi me armë zjarri në Erbil, kryeqyteti i rajonit gjysmë autonom të Kurdistanit në Irak. Lajmi u njoftua nga zyrtarët e sigurisë kurde dhe Ministria e Jashtme e Turqisë.

Një person i armatosur, i paidentifikuar, hapi zjarr në një restorant ku ndodheshin diplomatët turq thanë zyrtarët kurde, në një sulm që konsiderohet relativisht i rrallë.

Sipas zyrtarëve kurdë dhe televizionit shtetëror irakian të tre personat e vrarë ishin diplomatë turq dhe se në mesin e tyre ishte edhe zëvendës konsulli turk i konsullatës së rajonit gjysmë-autonom. Por sipas ministrisë së jashtme të Turqisë gjatë sulmit ishte vrarë një punonjës i konsullatës.

Sipas njoftimeve forcat kurde sigurisë bllokuan zonën dhe u vunë në kërkim të autorit të sulmit. Një dëshmitar tha se autori i sulmit u largua nga skena e krimit me një makinë që e priste jashtë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG