Lidhje

Shkup, Kryeprokurorja e Posaçme, e dyshuar për korrupsion


Shtrirja e hetimeve të një rasti në Maqedoninë e Veriut që po përfshijnë edhe Kryeprokuroren e Posaçme Katica Janeva, mund të çojë në luhatjen e besimit në gjyqësorin e këtij vendi, ndërsa ka debate se ajo edhe mund të jetë viktimë e politikës. Zonja Janeva ka dhënë dorëheqjen nga posti i prokurorisë që u themelua rreth katër vjet më parë pas skandalit të bisedave të përgjuara telefonike.

Shkup, debate rreth korrupsionit në gjyqësor
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:12 0:00

Zhvillimet e fundit rreth dorëheqjes së Prokurores së Posaçme Katica Janeva dhe dyshimeve për përfshirjen e saj në një rast që po hetohet nga Prokuroria për luftën e kriminit të organizuar e që ka të bëjë me zhvatje dhe larje parashë, ngre shumë pikëpyetje në Shkup. Analistët hamendësojnë nëse dikush qëndron pas kësaj, apo nëse zonja Janeva kishte prekur njerëz për të cilët mendohet se qëndronin mbi ligjin?

Posti i saj ishte bërë objekt debatesh për muaj të tërë midis pushtetit dhe opozitës, me këtë të fundit që dëshironte me çdo kusht largimin e saj nga detyra për shkak të vlerësimeve se “paraqitej si një mashë në duart e kryeministrit Zaev” nga që ishin vetëm zyrtarë e funskionarë të VMRO-DPMNE-së në opozitë të cilët akuzoheshin nga Prokuroria e Posaçme.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri thirrje të mërkurën që të respektohej prezumimi i pafajësisë dhe të liheshin organet e hetuesisë të kryejnë punën e tyre. Ai i hodhi poshtë spekulimet që thonin se prokurorja e posaçme Janeva para se t’ia konfiskonin telefonin të kishte biseduar me të.

SB: “Prokuroria publike duhet të tregojë në bazë të dëshmive se a është keqpërdorur apo është përfshirë në kriminalitet zonja Janeva”, tha Zoran Zaev gjatë një konference shtypi.

“Unë qëndroj pas atyre që janë angazhuar për drejtësi dhe ata janë të pafajshëm deri sa nuk dëshmohet përfshirja e tyre në kriminalitet”, u shpreh më tej kryeministri Zaev.

Nga ana tjetër, opozita me VMRO-DPMNE-në në krye kërkon arrestimin e Katica Janevës dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme, ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim është shrehur i shqetësuar për këto zhvillime që mund të ndikonin tek proceset e integrimit të vendit.

Emri i Kryeprokurores së Posaçme tashmë të dorëhequr Katica Janeva, doli në shesh pas arrestimit të një pronari televizioni dhe një personi tjetër të dyshuar për zhvatje dhe larje parashë. Ata i kishin kërkuar një biznesmeni maqedonas që po gjykohej, tetë milion euro për t’ia lehtësuar rrethanat e dënimit përmes një prokurori apo prokuroreje, që rezulton të jetë Katica Janeva.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG