Lidhje

Një valë nxehtësie përfshin Shtetet e Bashkuara


Në Shtetet e Bashkuara, Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi se temperaturat e larta dhe lagështia e rrezikshme e ajrit gjatë fundjavës mund të shkaktojnë stres, ose goditje nga nxehtësia nëse nuk merren masa paraprake. Njerëzit këshillohen që të kontrollojnë të afërmit dhe miqtë, veçanërisht të moshuarit.

Temperaturat janë rritur në qytete, duke filluar nga shtete qendrore të vendit, në Bregun Lindor për shkak të një sistemi të presionit të lartë që ka bllokuar ajrin e ngrohtë. Autoritetet po lejojnë që pishinat publike të qëndrojnë hapur më gjatë dhe po të japin udhëzime për ta informuar publikun mbi masat që duhen marrë për të përballuar të nxehtit e madh.

Metereologët thonë se në qytetin e Nju Jorkut temperature sot eshte 33 gradë celsiur, por për shkak të lagështisë so të ndjehet si 43 gradë..

Në Washington sot temperatura është 38 gradë Celsius, ndërsa në Philadelphia 36 gradë.

Organizata Botërore e Metereologjisë thotë se qershori ishte muaji më e nxehtë në të gjitha kohërat.Temperaturat në qershor shënuar rekordet më të larta.


Facebook Forum

XS
SM
MD
LG