Presidenti Trump pret në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Pakistanit Imran Khan. Kjo është vizita e parë e zotit Khan në Shtetet e Bashkuara, që nga marrja e detyrës së Kryeministrit. Kjo vizitë, po shihet si një pikë kthese në marrëdhëniet mes të dy vendeve.
Presidenti pakistanez ka thënë se në takimin e tij me Presidentin amerikan Donald Trump do të theksojë nevojën për një zgjidhje politike të luftës shumëvjeçare në Afganistan.
Më parë, një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha se Presidenti Trump do t’i kërkojë zotit Khan të ndihmojë në avancimin e procesit të paqes në Afganistan dhe për goditjen e militantëve brenda territorit të Pakistanit.
Facebook Forum