Lidhje

Ukraine, partia e Presidenti Zelensky kryeson zgjedhjet parlametare


“Shërbëtori i Popullit”, partia e Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenskiy, duket se ka fituar shumicën në zgjedhjet parlamentare kur janë numëruar rreth 44 për qind të votave sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Partia e komedianit që u bë president ishte në krye në rreth 125 nga 199 zona zgjedhore në Ukrainë, deri në orën 9:15 të mëngjesit me orën lokale.

Partia e Volodimir Zelenskiy-t ka fituar shumicën në listat partiake duke marrë sipas rezultateve partiake 42 për qind ose 122 vende në parlament,

Nëse rezultatet nuk do të ndryshojnë kjo do të shënënte herën e parë në historinë e pas pavarësisë së vendit, që një parti fiton shumicën në parlament.

Ukraina ka një sistem të përzier zgjedhor (proporcional e mazhoritar) sipas të cilit gjysma e vendeve të parlamentit përcaktohen nga listat e partive ndërsa pjesa tjetër nga votimi direkt në zonat zgjedhore, ku kandidati që merr shumicën, fiton.

Rezultatet e fundit të lëshuara nga komisioni zgjedhor tregojnë se partia opozitare pro-ruse, ishte në vendin e dytë me 43 vende.

Rezultatet e fundit të publikuara nga komisioni zgjedhor tregojnë se kundërshtari kryesor i partisë “Shërbëtori i Popullit” është platforma e opozitës pro-ruse partia e qujatur “Për jetën”, që renditet e dyta me 43 vende.

Zoti Zelenskiy u tha mbështetësve të partisë së tij në selinë qëndrore të fushatës zgjedhore se një nga prioritetet kryesore do të jetë "mposhtja e korrupsionit që vazhdon ta mbajë të ngërthyer Ukrainën".

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 50 për qind në zgjedhjet parlamentare të 21 korrikut të cilat u mbajtën tre muaj përpara afatit, sipas organizatës që vëzhgon procesin zgjedhor Opora.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG