Lidhje

SHBA, masa për integritetin e procesit zgjedhor


Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senatin amerikan pritet të ftojnë kolegët republikanë sot që të mbështesin projektligje për forcimin e sigurisë së procesit zgjedhor. Që pas procesit hetimor të Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller, tema e integritetit të procesit zgjedhor është politizuar shumë:

Tema e sigurisë së procesit zgjedhor ngrihet një ditë para se Prokurori i Posaçëm, Robert Mueller të dëshmojë para ligjvënësve lidhur me ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016.

Presidenti Trump shprehet i pavendosur nëse do ta ndjekë dëshminë e Prokurorit Mueller:

“Jo, nuk do ta ndjek. Ndoshta do të shoh një pjesë të vogël. Nuk do ta ndjek dëshminë e Muellerit, pasi nuk kapërdihet. Nuk ka pasur as bashkëpunim të fshehtë, as pengim të drejtësisë. Nuk u zbulua asgjë. Demokratët u shkatërruan nga përfundimet. U tërbuan fare. Tani e kanë humbur dhe s’bëjnë dot asgjë,” tha presidenti.

Nën udhëheqjen e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, demokratët kanë në plan të theksojnë disa ligje të miratuara në Dhomën e Përfaqësuesve si dhe disa propozime në Senat lidhur me masa sigurie shtesë në përgatitje për zgjedhjet e 2020.

Pas hetimeve të Prokurorit Mueller, tema e sigurisë së zgjedhjeve është politizuar shumë. Dy partitë kryesore kanë interpretime të ndryshme për përfundimet e raportit lidhur me ndërhyrjet ruse. Zoti Mueller ka thënë se nuk do të ofrojë një opinion vetiak në dëshminë e tij para ligjvënësve, përtej përfundimeve që përmban raporti. Sipas analizës në raport, Presidenti Trump nuk ishte përfshirë në bashkëpunim të fshehtë me Rusinë për të siguruar avantazh në zgjedhje, megjithëse disa individë nga fushata e tij kishin qenë në kontakt me rusët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG