Lidhje

Conte: Vazhdoj të kem besim në partinë e koalicionit Lega


Kryeministri italian Giuseppe Conte tha të mërkurën se vazhdon të ketë besim në partinë e koalicionit Lega, pavarësisht pretendimeve se kjo parti ka kërkuar të marrë fonde të paligjshme nga Rusia.

"Në këtë fazë nuk ka elemente që mund të ulin besimin që unë kam tek të gjithë anëtarët e qeverisë", tha zoti Conte në Senat gjatë një fjalimi, ku ai foli për skandalin i cili ka tronditur partinë Lega dhe udhëheqësin e saj Matteo Salvini.

Magjistratët italianë thanë në fillim të këtij muaji se kishin hapur një hetim për korrupsion të mundshëm ndërkombëtar pas njoftimeve në media se partia Lega kishte kërkuar të përfitonte miliona euro nëpërmjet një marrëveshjeje sekrete për naftën ruse.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG