Lidhje

Ndihmës-Sekretari amerikan në detyrë Philip Reeker viziton Maqedoninë


Ndihmës-Sekretari amerikan në detyrë për Evropën dhe Euroazinë Philip Reeker ndodhet për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Pas qëndrimit në Athinë, ai u ndal në qytetin e Manastirit, për një takim me kryetaren e komunës Natasha Petrovska ndërsa mbajti një fjalim para studentëve të këtij qyteti. Nuk janë dhënë hollësi nga takimi i z.Reeker me zonjën Petrovska, që sipas dyshimeve ka qenë pre e tentativave për t'i zhvatur para nga buxheti i komunës, nga një pronar i një televizioni në Shkup, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.

Dyshimet për lidhjet e pronarit të 1 TV me Kryeprokuroren e posaçme, Katica Janeva dhe eventualisht përfshirja e kësaj të fundit në skandal janë bërë pjesë e hetimeve. Zyrtari i lartë amerikan pritet të takohet nesër dhe me zyrtarë të qeverisë e drejtues të opozitës në Shkup.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG