Lidhje

Forumi rajonal i ASEAN-it


Ministrat e Jashtëm të Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN) po zhvillojnë këtë javë një seri takimesh në kryeqytetin e Tajlandës Bankok, në kuadër të forumin rajonal që nisi punimet të premten.

ASEAN-i promovon bashkëpunimin ekonomik, politik dhe në fushën e sigurisë mes 10 vendeve anëtare të tij, Bruneit, Kamboxhës, Indonezisë, Laosit, Malajzisë, Mianmarit, Filipineve, Singaporit, Tajlandës dhe Vietnamit.

Krahas ministrave të Jashtëm të vendeve anëtarë të ASEAN-it, në forum merr pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, ministri jashtëm i Koresë së Jugut Kang Kyung-wha, ai australian Marise Payne si dhe ai kinez Wang Yi.

Në të kaluarën takimet e ASEAN-it janë shfrytëzuar si mundësi për bisedime mes Shteteve të Bashkuara dhe zyrtarëve të Koresë së Veriut, por ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut Ri Yong Ho nuk u paraqit për takim të parashikuar të mbahej ditën e enjte.

Zoti Pompeo tha se mbetej "optimist" se "bisedimet diplomatike" me Korenë e Veriut do të rifillonin së shpejti.

Ndërkohë Bankoku u trondit të premten nga disa shpërthime bombash. Nuk është ende e qartë nëse shpërthimet ishin të lidhura me takimet që po zhvillohen në kuadër të ASEAN-it.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG