Lidhje

SHBA, tërhiqet nga gara kandidati për drejtor i Zbulimit Kombëtar


Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se kandidati i tij për drejtor të Zbulimit Kombëtar, ligjvënësi John Ratcliffe, vendosi të qëndrojë në Kongres dhe për pasojë e ka tërhequr emrin nga gara.

"Ligjvënësi ynë i jashtëzakonshëm republikan John Ratcliffe po trajtohet shumë padrejtësisht nga media e lajme të rreme”, tha zoti Trump për zotin Ratcliffe, i njohur si besnik i zotit Trump dhe ish-prokuror.

"Në vend që të kalonte muaj të tërë mes shpifjesh e përgojimesh, i shpjegova John-it sa e mjerueshme do të ishte për të dhe për familjen e tij që të përballej me këta njerëz", shkruante zoti Trump në Twitter.

"Ndaj John vendosi të qëndrojë në Kongres", shkruante presidenti.

Tërheqja e zoti Ratcliffe, që sipas presidentit ishte pasojë Trump e mbulimit të padrejtë mediatik që iu bë republikanit nga Teksasi, erdhi vetëm pesë ditë pasi zoti Trump njoftoi se shefi aktual i Zbulimit Kombëtar Dan Coats do të largohej nga ky post në mesin e muajit gusht.

Presidenti tha se së shpejti do të njoftojë dhe emrin e një personi tjetër për të kandiduar për postin e drejtorit të Zbulimit Kombëtar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG