Lidhje

Rusi, shpërthime në një bazë ushtarake


Një seri shpërthimesh tronditën një depo armatimi në një bazë ushtarake ruse në Siberi, duke plagosur tetë vetë dhe duke bërë që prodhuesi më i i aluminit në vend, kompania Rusal, të pezullonte operacionet.

Njëmbëdhjetë mijë rusë u evakuuan nga lagjet e qytetit Açinsk të rajonit Krasnoyarsk, pas shpërthimeve dhe një zjarri në një depo ushtarake, thanë autoritetet vendase, sipas citimeve të agjencisë së lajmeve TASS.

Fotografitë tregonin një shpërthim të madh, me flakët që dukeshin larg në horizont bashkë me shtëllunga të dendura tymi të zi.

Tetë persona u plagosën në incident, tha agjensia e lajmeve TASS, duke cituar mjekët. Një ushtar rus u vra, njoftoi gjithashtu agjencia TASS. Një tjetër burim mohonte se kishte të vdekur.

Rusal, prodhuesi më i madh në botë i aluminit përveç Kinës, i pezulloi operacionet në uzinën e Açinskut dhe evakuoi gjithë personelin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG