Lidhje

Përkeqësohen plagët e luftës në Gjeorgji


'

Pushtimi që Rusia u bëri territoreve gjeorgjiane të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut në vitin 2008 ka krijuar një vijë ndarëse në tokat gjeorgjiane që po ndikon në jetët e qindra mijëra banorëve. Në anën tjetër, trupat ruse që kontrollojnë territorin, kanë krijuar një kufi që e ndan vendin në tri pjesë, plagë kjo që edhe pas një dekade vazhdon të shkaktoj dhembje.

Personeli i misionit monitorues të BE-së patrullon 24 orë vijën që ndan Republikën e vetëshpallur të Osetisë së Jugut, e cila me përkrahjen ushtarake të Rusisë, u nda nga Gjeorgjia në vitin 2008.

Në anën tjetër të këtij kufiri, vëzhgojnë rojet e Rusisë.

Jo shumë larg ndodhet një bazë ruse që të bën të kuptosh se konflikti është ende i gjallë.

“Kur Abkhazia dhe Osetia e Jugut deklaruan të ashtuquajturën pavarësi në gusht të 2008-ës, ato përcaktuan atë që e quajnë kufi shtetëror. Me të mbërritur rojet ruse, ato nisën patrullimin. Infrastruktura ishte vendosur në mënyrë të tillë që të ndalohej kalimi i lire”, thotë Erik Hoeg nga misioni vëzhgues i Bashkimit Evropian në Gjeorgji.

Misioni i BE-së është civil dhe i paarmatosur. Mundësitë e tyre për të reaguar në rast tensionesh janë të kufizuara.

“Nëse ndodh një konflikt i armatosur, sigurisht që duhet një forcë tjetër, sepse një mision civil i paarmatosur nuk i ka mjetet për të parandaluar”, shton zoti Hoeg.

“Si pjesë e pengesave të lirisë së lëvizjes, banorët dhe veçanërisht ata gjeorgjianë, janë subjekt i pengesave në edukim në gjuhën e tyre dhe viteve të fundit ka patur mbyllje të shkollave gjeorgjiane. këto dy rajone të pushtuara, kanë humbur popullsi. Praktikisht ne kemi një të tretën e popullsisë së mbetur në Abkhazi dhe një të pestën në Oseti të Jugut”, tha Tamar Kochoradze nga Departamenti i Gjeorgjisë për Analiza Politike.

Konflikti i vitit 2008 u mori jetën qindra civilëve dhe ushtarëve ndërsa Gjeorgjia humbi 20 për qind të territorit, tokë të cilën vendi e ka të vështirë ta rimarrë pavarësisht armëpushimit, për të cilin ekspertët thonë se Moska nuk e respekton.

“Pika 5 e marrëveshjes thotë se trupat ruse duhet të kthehen në bazat ku ndodheshin para shpërthimit të luftës, gjë që sipas BE-së nuk ka ndodhur kurrë. Ushtria ruse vazhdon të jetë e pranishme edhe në Abkhazi edhe Oseti të Jugut me nga rreth 5 mijë ushtarë në secilën dhe kjo në pikëpamjet e BE-së është shkelje e marrëveshjes”, thotë Erik Hoeg, nga misioni vëzhgues i BE-së në Gjeorgji.

Por për disa vëzhgues, politika e konfrontimit i hap rrugë dialogut dhe ribashkimit të vendit.

“Ne flasim shumë për integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe nuk flasim për fqinjët tanë në Abkhazi dhe Oseti. Mendoj se duhet të shtojmë komunikimin me ta. Nuk do të jetë e lehtë. Do të jetë e vështirë dhe e komplikuar. Paralelisht të bisedohet me ta dhe me rusët. Duhet ta bëjmë Gjeorgjinë vend më të mirë”, tha ish ambasadori gjeorgjian në Shtetet e Bashkuara, Tedo Japaridze.

Humbja e territoreve veriore ka shkaktuar traumë tek shoqëria gjeorgjiane, një plagë që vazhdon rëndohet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG