Avokati i personit të dyshuar se hapi zjarr në një xhami të Norvegjisë thotë se klienti i tij nuk do të bashkëpunojë me hetuesit.
"Ai po ushtron të drejtën e tij për të mos u marrë në pyetje dhe nuk pranon asnjë faj," tha avokati të hënën.
I dyshuari 21-vjeçar, Philip Manshaus, u paraqit të hënën në gjykatë për t'u përballur me akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë dhe sulmin e së shtunës së kaluar pranë kryeqytetit, Oslo.
Fytyra dhe qafa e tij ishin plot me shenja dhe mavijosje ndërsa dy sytë i kishte të nxirë.
Askush nuk u vra në sulmin e xhamisë, por disa orë më vonë policia gjeti në një objekt tjetër trupin e motrës nga njerka të personit.
Përveç kësaj, të shtënat në xhami po trajtohen si sulm terrorist në tentativë. Një zyrtar i policisë në Oslo, tha të dielën se policia ka zbuluar prova të "pikëpamjeve të ekstremit të djathtë" tek personi i armatosur.
Facebook Forum